Me datë 10 dhe 11 Mars Kosovo Experts Group në bashkëpunim me Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore, mbajti trajnimin: Depresioni, Etiologjia dhe trajtimi. Qëllimi i trajnimit ishte pajisja e pjesëmarrësve me shkathtësitë dhe njohuritë bazike të konceptualizimit të problemeve depresive, strukturës së trajtimit, si dhe zhvillimit të strategjive të trajtimit.
Përmes metodave interaktive të ligjërimit dhe punëtorive u trajtuan tema të tilla si: etiologjia dhe formulimi kognitiv i çrregullimit të depresionit, dallimet kulturore dhe gjinore, planifikimi i trajtimit dhe teknikat specifike gjatë trajtimit. Përveç ligjëratave, pjesë e trajnimit ishin edhe luajtja e roleve dhe aktivitete tjera interaktive.

19 likes  0 comments

Share Share Share


Kosovo Experts Group - KOEGKosovo Experts Group - KOEG