Kosovo Experts Group - KOEG

Kosovo Experts Group - KOEG Follow

KOEG synon avancimin e mbështetjes psiko-sociale përmes trajnimeve, këshilimeve, hulumtimeve dhe ofrimit te praktikave të mbështetura në evidencë.

http://www.kosovoexpertsgroup.org/

99 Followers  21 Follow

Share Share Share

Me datë 9 dhe 10 qeshor Kosovo Experts Group - KOEG në bashkëpunim me Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore organizon trajnimin me titull: Rëndësia e lojës në zhvillimin e fëmijëve dhe roli i saj në psikoterapi. Ky trajnim do ta përfshijë lojën si aspekt të rëndësishëm në zhvillimin e fëmijëve, rolin e saj në terapi, si ti mësojmë  fëmijët të luajnë, definicionet dhe modelet e terapisë së lojës, mjediset ku mund të aplikohet terapia e lojës dhe mënyrat e ndihmimit të fëmijëve të cilët kalojnë nëpër situata të vështira jetësore.

Trajnere: Henrijeta Pula- psikiatre e fëmijëve.

Pagesa për pjesëmarrje është 30 euro (përfshirë drekën dhe kafet gjatë trajnimit) dhe grupi do ketë vetëm 15 pjesëmarrës. Rezervimi i trajnimit bëhet përmes e-mail adresës: koegtrajnime@gmail.com (mob) +383 44 941 195. Parapagimi është i domosdoshëm
Lokacioni: Zyret e KoEG, Prishtinë
Duke ndodhur tani... Trajnimi: Terapia në çifte. Atashimi, xhelozia dhe tradhëtia.
Lexoni më poshtë disa nga përshtypjet e pjesëmarrësve për trajnimin mbi Depresionin, Etiologjinë dhe trajtimin, të mbajtur me datë 10 dhe 11 Mars: "Ka qenë prezantim informativ, shumë i qartë, i llojllojshëm në kuptimin e aktiviteteve, e aspak monoton. 
Edhe pse koha e limituar dhe plot informata që trajneret patën në plan me nda me neve, ato prapë i dhanë rast secilit te shtrojnë pyetje të shumta, po edhe të dëgjojnë historitë e ndjenjat tona për të na shfaqur shumë mirë, indirekt, atë se si një psikolog i mire duhet t’jetë, ta bëj tjetrin të jetë i ndëgjuar me plot vëmendje dhe të shpreh empati për atë çka ai ndan. Ju faleminderit shumë trajnereve për punën e bërë me shumë pasion " – Blerina.
“Ka qene një ndër trajtimet më të mira të organizuara deri më tani. Informatat dhe njohuritë e reja që kam marrë nga ky trajnim besoj që do të më ndihmojnë shumë në punën time të ardhshme. Dinamika, përdormi i rasteve konkrete dhe ineraksioni ne mes te pjesëmarrësve dhe trajnerëve, e kanë bërë këtë trajnim perfekt ne kuptimin e plote te fjalës. Shpresoj që trajnime të tilla me tema të tjera të mbahen edhe në të ardhmen. Ju lumtë!” – Arbesa.
“Më ka pëlqyer i gjithë trajnimi duke ja filluar nga organizimi e gjithashtu trajneret kanë qenë të përkryera si nga ana ligjëruese, informuese ashtu edhe nga përgjigjet e pyetjeve tona.” -Arbëresha.
“Në përgjithësi ky trajnim dy ditor ka qene mjaft produktiv. Për ne që jemi në këtë fushë, kemi mësuar disa gjera të reja, disa i kemi rifresku. Uroj të ketë më shumë të tilla. Për neve është shumë me rëndësi ana praktike, meqë ka qenë paksa e mangët në fakultet, gjë që ju e keni ofru. Për këtë ju përgëzoj.” - Tija
Me datë 10 dhe 11 Mars Kosovo Experts Group në bashkëpunim me Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore, mbajti trajnimin: Depresioni, Etiologjia dhe trajtimi. Qëllimi i trajnimit ishte pajisja e pjesëmarrësve me shkathtësitë dhe njohuritë bazike të konceptualizimit të problemeve depresive, strukturës së trajtimit, si dhe zhvillimit të strategjive të trajtimit. 
Përmes metodave interaktive të ligjërimit dhe punëtorive u trajtuan tema të tilla si: etiologjia dhe formulimi kognitiv i çrregullimit të depresionit, dallimet kulturore dhe gjinore, planifikimi i trajtimit dhe teknikat specifike gjatë trajtimit. Përveç ligjëratave, pjesë e trajnimit ishin edhe luajtja e roleve dhe aktivitete tjera interaktive.
Kosovo Experts Group hap konkurs për praktikantë

Për të asistuar në implementimin e projekteve KoEG kërkon praktikantë për periudhë 3 mujore. Gjatë kësaj periudhe, praktikantët kanë mundësi të zhvillojnë shkathtësitë në fushën e hulumtimit shkencor dhe projekteve intervenuese. KoEG ofron një ambient pune të përshtatshëm me staf bashkëpunues. 
Të interesuarit të dërgojnë CV në email adresen: info@kosovoexpertsgroup.org deri më datën 12.02.2018, ora 16:00.
Konferenca "Orientimi në karrierë" mbajtur me datë 1 Shkurt 2018, në Bibliotekën Kombëtare. Kjo konferencë është e organizuar nga KOEG dhe mbështetur nga GIZ/DIMAK.