UBT

UBT Follow

Welcome to the official Instagram account of the UBT Higher Education Institution

http://www.ubt-uni.net/

1,212 Followers  0 Follow

Share Share Share

Studentët e Farmacisë në UBT, përfitojnë bursë nga programi CEEPUS

Programi i mobilitetit CEEPUS (program evropian për shkëmbime në studime universitare) u ka mundësuar studentëve të dalluar të Fakultetit të Farmacisë në UBT, Skënder Radoniqi dhe Qëndresa Spahiu, të përfitojnë bursë për qëndrim një muaj në Austri, me qëllim të përfundimit të hulumtimit shkencor dhe grumbullimin e rezultateve për temat e tyre të diplomës.
Ata do të qëndrojnë në Universitetin “Karl-Franzens”, në Graz të Austrisë, konkretisht në Institutin e Kimisë Analitike, që gjendet në këtë institucion.
Studentët do ti kryejnë hulumtimet në këtë shtet nën mentorimin e ligjërueses dhe koordinatores së Fakultetit të Farmacisë në UBT, Dr. Eda Mehmeti.
UBT është i vetmi institucion privat i arsimit të lartë në Kosovë, që është anëtar me të drejta të plota në programin CEEPUS.
Ky program u mundëson studentëve të përfitojnë përvojë ndërkombëtare, teksa në kuadër të Programit CEEPUS, UBT është partnere në disa rrjete bashkëpunimi me universitete të rajonit dhe të BE-së, përmes të cilave mundësohet mobiliteti dhe shkëmbimi i studentëve e stafit akademik.
Fakulteti Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, është drejtim i ri ku u akreditua vitin e kaluar, por që studentët e këtij programi po qasen lehtësisht në tregun e punës. Shumica e këtyre studentëve, qysh në vitin e parë të studimeve, janë punësuar në kompani të ndryshme, e të cilët kanë pozita mjaft të rëndësishme, përfshirë teknolog për cilësinë dhe menaxhimin e ushqimit.
Fakulteti Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi i UBT-së, falë programeve specifike që i ofron nga fushat e Menaxhmentit, të Biznesit dhe të Ekonomisë është shndërruar në zgjedhje ideale për studentët aktualë dhe ata të ardhshëm të këtij drejtimi. 
Në këtë fakultet ligjërojnë stafi akademik me përvojë shumëvjeçarë në fushat përkatëse, derisa veç ligjëratave, fakulteti organizon vizita studimore, punëtori të shumta etj.
Fakulteti i MBE-së, mundësi e pakrahasueshme studimi

Fakulteti Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi i UBT-së, është fakulteti që udhëheq në vend e rajon tash e më shumë se 17 vite, kjo falë programeve specifike që i ofron nga fushat e Menaxhmentit, të Biznesit dhe të Ekonomisë, kështu duke u shndërruar në zgjedhjen ideale për studentët aktualë dhe ata të ardhshëm të këtij drejtimi.
UBT dhe Komuna e Vitisë shqyrtojnë mundësit e bashkëpunimit në fushën e mjedisit dhe zhvillimit

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi si dhe profesori Hazir Çadraku, kanë vizituar komunën e Vitisë, ku janë pritur nga kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti.
Me këtë rast, rektori Hajrizi dhe kryetari Haliti  kanë shikuar mundësit e arritjes së një marrëveshje bashkëpunimi midis këtyre institucioneve, e cila përfshin bashkëpunimin në fusha të  ndryshme, në veçanti UBT parashihet të ofroj kontribut për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal të Vitisë. 
Rektori Hajrizi ka theksuar se  arritja e  kësaj marrëveshje është në interes  të përbashkët të UBT-së dhe komunës së  Vitisë. “ UBT  do të mbështes me ekspert komunën e Vitisë për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal apo në ndonjë studim qe ka karakter strategjik mjedisor dhe hapësinor”, tha Hajrizi
Ndërsa kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti shprehu gatishmërinë e komunës që ai drejton për të mbështetur projektet e përbashkëta që do të iniciohen nga të dy institucionet.
Fakulteti i Arkitekturës në UBT, qendra më e madhe për arktiekturë në Kosovë e rajon

Si qendra më e madhe e arkitekturës në Kosovë dhe rajon, ky program ka për qëllim të ofrojë njohuri dhe të përgatisë ekspertë në fushën e arkitekturës.

Stafi akademik i këtij fakulteti përbëhet nga ekspertë vendorë e ndërkombëtare, me kualifikime shumë të larta akademike-shkencore dhe që kanë përvojë të madhe, të cilën kanë reputacion të vlerësuar në fushën e mësimdhënies dhe të hulumtimit.

Studentët që e përfundojnë këtë fakultet do të jenë në gjendje të aplikojnë njohuri të avancuara, bazuar në aspektet njerëzore, teknike sociale, si dhe do të jenë kompetentë për të zgjidhur problemet e natyrës inxhinierike, arkitektonike, urbanistike dhe ndërtimore.
Rreth 300 studentë të UBT-së, pjesë e universiteteve me të njohura në botë

UBT vazhdon të mbetet lider i ndërkombëtarizimit në Kosovë, institucion i cili ofron studime të përbashkëta, bursa dhe projekte si ERASMUS + dhe CEPUS.
Falë marrëveshjeve të bashkëpunimit që UBT ka me mbi 300 universitete të ndryshme të Evropës e botës, qindra studentëve u mundësohet të bëhen pjesë e universiteteve më prestigjioze në botë.
Në mesin e shumë studentëve që fituan bursë për t’i ndjekur studimet për një semestër të vitit akademik janë edhe Vesa Morina e Shqipe Sejdiu.
Studentet në fjalë këtyre ditëve janë kthyer nga Universiteti i Portugalisë, “NOVA de Lisboa”, ku kanë ndjekur studimet për një semestër të vitit akademik në këtë universitet.
Studentja Vesa Morina është shprehur e lumtur dhe e privilegjuar që ka përjetuar një përvojë të re në studime jashtë vendit dhe tha se kjo mundësi ka qenë ndër përvojat më të mira që ka përjetuar deri më tani.
“Kam mësuar shumë lidhur me profesionin, gjithashtu kam takuar shumë studentë të kombësive të ndryshme”, theksoi ajo.
Teksa, studentja Sejdiu, duke e ndarë përvojën e saj, shtoi se UBT është vend i mundësive për studentët e rinj që dëshirojnë të ndërtojnë një karrierë të suksesshme. Aktualisht, UBT ka rreth 300 studentë që janë duke vazhduar studimet nëpër universitetet më të njohura evropiane.
Të gjithë studentët të cilët shprehin dëshirë të bëhen pjesë e UBT-së në të gjitha nivelet e studimeve, kanë mundësinë që automatikisht t’i vazhdojnë studimet jashtë vendit, në universitetet më prestigjioze në Evropë dhe nëpër vendet tjera të botës.
Zgjedh programet më të mira të studimeve që garantojnë punësim dhe karrierë të suksesshme. Zgjedh UBT

Vizitoni qendrat e UBT-së, në Prishtinë, Ferizaj Gjilan dhe Prizren.  Gjithashtu ju mund të regjistroheni edhe në Pejë, në kolegjin Dukagjini, i cili tashmë është pjesë përbërëse e UBT-së.
Studio në Shkenca Kompjuterike (Bachelor/Master)

UBT ka qendrën më të madhe të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në Ballkanin Perëndimor.
Programi është destinacion i stafit më të kërkuar vendor dhe ndërkombëtar dhe burim i inovacioneve kombëtare në Shkenca kompjuterike.
Krahas studimit, studentët do të certifikohen nga CISCO, Microsoft, CompTIA, ICDL, IPMA dhe Pearson VUE.

Link: apliko.ubt-uni.net
Tash po ju pret një sfidë e re, ajo e zgjedhjes së profesionit dhe institucionit ku do të studioni.

Ju jeni e ardhmja e Kosovës, andaj kushtoni rëndësi kujt po ia besoni të ardhmen tuaj.
Zgjedh më të mirin që të bëhesh më i miri, Zgjedh UBT!